Juventus triumfon ndaj Genoas

16:51 | 11 Prill 2021

Marketing

Juventus ka vazhduar me serinë e fitoreve duke mposhtur në shtëpi Genoan.

Skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo triumfoi me rezultat 3 – 1, shkruan lajmi.net.

Kulusevski zhbllokoi shifrat pas katër minutave lojë pas asistimit fantastik nga Cuadrado (4′).

Ishte Alvaro Morata që dyfishoi rezultatin (22′), me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Scamacca me kokë ngushtoi epërsinë në fillimin e pjesës së dytë (49′), por me inkuadrimin e McKennie u vulos fitorja (70′).

Me këtë fitore, Juventus renditë në pozitën e tretë me 62 pikë, derisa Genoa në vendin e 13-të me 32 sosh./Lajmi.net/