Malishevë: SHFMU “Ruzhdi Gjyliqi” në Marali vazhdon mësimin online për shkak të punimeve në shkollë

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë, ka njoftuar se mësimi në SHFMU “Ruzhdi Gjyliqi” në Marali, për shkak të punimeve në objektin e shkollës, do të vazhdoj me mësimin online.

Kështu ka njoftuar Komuna e Malishevës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Klasat nga parafillor e deri në klasat e pesta, do të mësojnë nga shtëpia.

Marketing

Të gjithë nxënësit do të njfotohen me kohë për vazhdimin e mësimit në objektin e shkollës.