Shpërthim zjarri në një spital, vdesin 23 pacientë me COVID-19

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një spital që po trajtonte të sëmurët me koronavirus në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Ndërkohë, dhjetëra pacientë të tjerë janë lënduar nga zjarri që shpërtheu të shtunën mbrëma në këtë spital.

Sipas raporteve të para, një aksident ka ndikuar që rezervuari i oksigjenit të shpërthejë, duke shkaktuar kështu flakë të madhe.

Marketing

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm për shkaqet që quan në atë që ai e quajti “një aksident tragjik”.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Civile, Kadhim Bohan ka thënë në një deklaratë për media se zjarri kishte shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, konkretisht në dyshemenë e “dizajnuar për renimacion pulmonar”.

Ekipi i emergjencës ka arritur të shpëtojë 90 nga 120 pacientët dhe të afërmit e tyre.