8:28 | 30 Prill 2021
08:28 | 30 Prill 2021
Mo Salah është përgjegjës për 36.3% të golave të Liverpoolit në këtë sezon.
Egjiptiani i ka ndihmuar klubit të tij këtë sezon, duke qenë lojtari me më së shumti gola të shënuar në Premierligë (20), transmeton lajmi.net.
Përmes golave të tij, ai ka fituar drejtpërdrejt 15 pikë më shumë për ‘The Reds’ dhe pa golat et ij, Liverpool do të ishte në vendin e 12 në tabelë.
Me Liverpoolin që ka nevojë të fitojë 5 ndeshjet e ardhshme, Salah po pret që bashkëlojtarët e tij të japin më shumë se zakonisht për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e ardhshme për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp do të jetë pikërisht ndaj Manchester United më 2 maj./Lajmi.net/