Procesi i vaksinimit kundër covid-19 vijon me ritme të larta në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar rekord të vaksinuarish. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se 23 655 persona janë vaksinuar vetëm sot.
Në total, deri tani janë kryer mbi 470 mijë vaksinime.
“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Ia kemi dalë të kryejmë mbi 470 mijë vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirli.
Sot, 5 viktima nga covid
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2808 testime nga të cilat kanë rezultuar 108 persona të prekur me koronavirus.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 5 persona, pasi kanë qenë të infektuar me koronavirus.