Me të ardhur pranvera shumë vajza nisin të çelin flokët, disa duke bërë ndryshime të mëdha (nga brune në bjonde, apo nga bjonde në kuqe, rozë, lejla e lloj-lloj nuancash të tjera). Por këtë pranverë askush nuk ka kohë për këto. Vajzat e njohura po i rikthehen natyrales.
Loredana, e cila për një kohë të gjatë ishte bjonde, tani i është kthyer ngjyrës së saj natyrale, gështenjë.
Olta Boka gjithashtu nga bjonde u kthye në brune dhe tregoi se arsyeja ishte vajza e saj, për t’u dukur matchy-matchy me të.
Ilda Bejlerit duket se i shkojnë shumë flokët ngjyrë kafe e ka vendosur t’i mbajë kështu këtë pranverë, duke hequr dorë nga flokët e çelur.
Ndërkohë Tayna dhe Dua Lipa që mbahen për eksperimentat e shumta me flokët, kanë vendosur që edhe ato t’i rikthehen natyrales duke na habitur jo pak.