Erza Muminoviq fillon me sukses turneun e Zagrebit, kalon në raundin e dytë

10:48 | 1 Maj 2021

Marketing

Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq ka fituar raundin e parë në Grand Slamin e Zagrebit.

Erza arriti që të fitojë shpejt dhe lehtë ndaj spanjolles Martin Gallardo, raporton lajmi.net.

Me këtë fitore, ajo ka kaluar në raundin e dytë ku do të përballet me Elena Stere nga Rumania.

Në këtë Grand Slam të Zagrebit, Kosova është duke u përfaqësuar nga gjashtë xhudistë:  Flaka Loxha (-57kg), Fationa Kasapi (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg) do të ndeshen gjatë ditës së sotme, kurse nesër luftojnë Arbër Kullashi (-81kg), Shpati Zekaj (-100kg)./Lajmi.net/