Shteti fal amerikanin që vuajti gabimisht mbi 20 vjet burgim

Guvernatori i Karolinës së Veriut ka falur të premten një burrë që ishte dënuar gabimisht me vrasje të shkallës së dytë dhe zjarrvënie të shkallës së parë më 1995, sipas një njoftimi nga Zyra e Guvernatorit.

Darryl Anthony Howard tani mund të kërkojë kompensim për vitet e kaluara në burg. Në Karolinën e Veriut, njerëzit e dënuar gabimisht mund të përfitojnë deri 50 mijë dollarë për një vit të kaluar në burg, por jo më shumë se 750 mijë dollarë.

Ai ishte dënuar me 80 vjet burgim, por ishte liruar më 2016 pasi ishte vërtetuar përmes ADN-së të viktimave, se ai s’kishte të bënte me rastin. Gjykata atë kohë kërkoi rigjykim të rastit, por tani Howardi është liruar nga shteti.

Marketing

“Jemi të lumtur që shteti e ka pranuar atë që ka qenë e qartë gjatë gjithë kohës – Darryl Howard s’është dashur të kalonte asnjë minutë në burg për këto krime, e lëre më mbi 22 vjet. Darryl është i lehtësuar që ka marrë njohjen zyrtare të pafajësisë së tij teksa vazhdon në kapitullin e ri të jetës së tij”, ka thënë avokatja e Howardit, Amelia Green.