Kreshnik Çollaku, i cili kandidonte për deputet në zonën e Matit nën siglën e Partisë Demokratike, deklaroi se Partia Socialiste hodhi 3 milionë euro për të blerë votat në këtë zonë.
Gjithashtu Çollaku u shpreh se zyrtarë të administratës publike, i kanë bërë presion qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste.
Kjo pasi në të kundërt do t`ju ndërpriteshin shërbimet.
Çollaku deklaroi gjithashtu se Partia Demokratike do të faktojë të gjitha krimet zgjedhore.