Të rrallë janë ata që nuk kanë dëgjuar për udhëheqësin famëkeq të al Qaeda, Osama bin Laden, mirëpo ajo që nuk prisnim ishte që djali i tij i madh, e njëkohësisht edhe trashigimtari i postit të tij të jetë artist, e aq më pak një piktor.
Edhpse fizikisht i ngjan shumë të atit, Omar bin Laden ka marrë prirjet artistike të nënës së tij.
“Shumica nga familjarët nga nëna ime janë artist dhe e duan artin” thotë Omar në një intervistë përmes WhatsApp për Vice.
“Nëna ime e donte pikturën dhe poashtu edhe një nga motrat e mia. Edhe daja im është një artist shumë i mirë, prandaj nevoja për të pikturuar rrjedh në gjenet e mia”.
Pikturat e tij kanë një lloj thjeshtësie fëmijërore dhe përmes intervistës së tij duket sikur ai po kërkon të risjellë qetësinë e viteve të rinisë, para se dhuna dhe gjakderdhja të fillonin në vendin e tij.
“Më mungojnë kohërat e kaluara, kur isha shumë i ri për të ditur dhe shumë i pafajshëm për të parë botën e vërtetë rreth meje”, rrëfen ai me nostalgji.