Shifra marramendëse që kërkoi çifti i “Përputhen” për një intervistë

Moderatorja e njohur tregoi se sa i kërkoi një çifti i “Përputhen” për një intervistë.

Marketing

Konkurrentët e “Përputhen” janë bërë emra shumë të komentuar muajve të fundit në rrjete sociale e shtypin rozë.

Fama që e morën në emision ua hapi dyert për shumë gjëra, siç është bashkëpunimi me biznese të shumta e madje edhe fillimi i karrierës në fusha të ndryshme.

Disa prej konkurrentëve, posa u larguan nga “Përputhen” po tentojnë që me famën e krijuar në program të bëhen këngëtarë.

Së fundi, moderatorja Aulona Musta ishte e ftuar në “Padron My French”, ku zbuloi një detaj interesant për një çift nga ky program dashurie.

Ajo tha se një nga çiftet e krijuara në “Përputhen” i kërkoi 5 mijë euro vetëm për një intervistë.

“Një ndër çiftet më thanë vij në emision por 5 mijë euro kemi intervistën që të vijmë. S’po i themi se kush janë, janë një ndër çiftet. Kanë të drejtën e tyre por mesa duket nuk e kuptojnë se si funksionon tregu”, u shpreh ajo.

Aulona zbuloi se shumë shpejt do të rikthehet me një emision të ri.