Një i shpallur në kërkim për prostitucion është arrestuar ditën e sotme.
Bëhet fjalë për Enea Sinanin, 32 vjeç të cilin Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, thotë policia.
Ngjarja ka ndodhur disa vite më parë. Dyshohet se dy persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër S.K, 25 vjeç, kanë trafikuar dhe shfrytëzuar me qëllime përfitimi (prostitucion), një vajzë 15 vjeçare me iniciale M.L, në zonën ndërmjet Tiranës dhe Elbasanit.