VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Zaev paguan 7.8 milionë kompanisë fantome nga Hong Kongu

Përmes një dokumenti që denoncuan nga kjo parti, theksojnë se Ministria e Shëndetësisë i ka paguar 7.8 milionë dollarë amerikanë një kompanie fantome nga Hong Gongu për gjoja sigurim të vaksinave anti Covid.

Marketing

Nga VMRO madje akuzuan se përmes kësaj kompanie është tentuar të blihen vaksina me çmime shumëfish më të larta se vlera reale e tyre.

“Ky është dokument që dëshmon se Venko Filipçe ka kryer pagesë të avansit prej 7.8 milionë dollarëve amerikanë kompanisë fantome nga Hong Kongu – “Stabri International”.Paratë janë paguar dhe janë depozituar në llogarinë e ndërmarrjes fantome, ky dokument e vërteton një gjë të tillë. Nuk mbajnë qëndrimet e KSHPK-së, e cila dukshëm rreshtohet në mbrojtje të Filipçes që nuk është paguar avans por është dhënë garanci. Garancia bankare është vërtetim nga banka, e cila dëshmon se subjekti i caktuar ka fuqinë e pagesës për të lidhur një marrëveshje të caktuar, kurse ajo që bën Filipçe dhe Zaev është një pagesë e pastër. Kompania nuk ka as faqe interneti dhe as përshkrim se me çfarë merret, ndërsa Filipçe transferoi 7,8 milionë dollarë të parave tona publike tek kjo kompani. A ka menduar ndokush në qeveri për pasojat që mund të ndodhnin?”,- u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.