Kush janë katër anëtarët e rinj të bordit të RTSH-së që u aprovuan në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar dhe miratuar ditën e sotme katër anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar. Personat që morën dritën jeshile nga Kuvendi si anëtarë të Bordit të RTSH-së janë Milena Selimi, Thanas Goga, Gëzim Podgorica dhe Engjëll Ndocaj. 

Drejtorja e Qendrës për hapje dhe Dialog COD, Milena Selimi mori 92 vota pro, 1 kundër dhe 7 abstenim.

Milena Selimi

Marketing

Profesori i Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Thanas Goga, mori 92 vota pro, 1 kundër dhe 8 abstenim. 

Thanas Goga

Ish-ambasadori, Gëzim Podgorica, mori 96 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenim. 

Gezim Podgorica

Gazetari Engjëll Ndocaj, ka marrë 96 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenim.

Engjell Ndocaj