Shkëmbi: Në Superligë po dalin parashikimet e disa muajve më parë, dihet se kush del në Evropë e kush jo

11:20 | 10 Maj 2021

Marketing

Ish-trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Ballkanit.

Shkëmbi u shkarkua pas vetëm disa muajsh në krye të pozitës së trajnerit. Bledi Shkëmbi erdhi në Suharekë si zëvendësim i Ismet Munishit i cili poashtu u shkarkua pas disa ndeshjeve të hubmura.

Ballkani pësoi dy humbje radhazi dhe si duket kjo ishte arsyeja kryesore për shkarkimin e tij.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Kanal 10”, ku ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-skuadrës së tij.

“Nuk shkuan shumë gjëra, por tani që jam më i qetë, ka disa arsye sepse ne ishim me një kalendar të ngjeshur dhe ishim të lodhur dhe kishim mungesa të rëndësishme. Nuk është justifikim ky, por duhej të merrnim tre pikë, por fati ishte kundër nesh dhe nuk morrëm tre pikë”, tha ai.

“Zakonisht në futboll kur rezultatet nuk janë si duhet, përgjegjësi duhet të marrë dikush dhe pas diskutimit me klubin vendosëm që përgjegjësinë e marr unë”, shtoi ai.

“Ky sezon është më i mirë, ka më shumë investim, më shumë lojtarë me nivel më të mirë, sa i përket nivelit ky kampionat është më i mirë sesa ai që isha pak vite më parë”, tha trajnerit.

Ai foli edhe për “aleancat” që po bëhen ne futboll.

“Unë po flas për gjëra që i dimë të gjithë, patjetër që ka aleanca, por ajo që më bëri përshtypje është që në Superligë po të dalin ato parashikime që kanë dalë para dy apo tre muajsh”, tha Shkëmbi.

“Të gjithë e dinë dhe drejt asaj rruge po shkojnë, gjërat që janë folur po dalin tani, unë mendova që do të bëja diçka më shumë por nuk e arrita, sidoqoftë unë i morra përgjegjësitë. Më vjen keq për lojtarët dhe për klubin”, përfundoi Bledi Shkëmbi./Lajmi.net/

Marketing