Drejtori i NP Radiodifuzioni Nacional Festim Halili takoi drejtorin e Agjencionit për Komunikime Elektronike, Jeton Akiku, shkruan Aktuale.mk
Në fokus të takimit ishin bashkërëndimi dhe koordinimi i aktiviteteve në interes të qytetarëve dhe fushëveprimeve të përbashkëta të dy institucioneve.
Agjenda evropiane digjitale për Ballkanin Perendimor paraqet bërthamën e lehtësimit të jetës së qytetarëve duke u bazuar në:
✔ Investimet në konektivitetin e rrjetit broadband (brez i gjerë)
✔ Rritja e sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit të industrisë
✔Forcimi i ekonomisë digjitale dhe shoqërore
✔Avancimi dhe nxitja e hulumtimeve dhe inovacioneve