Të gjitha rrugët e lagjes Dizhon sot ishin në qendër të vëmendjes së Komunës së Çairit në kuadër të aktivitetit të ndërmarrë nga ana e tyre për mirëmbajtjen e pastërtisë publike.
Për larjen dhe dezinfektimin u përdor makineri speciale dhe veprimi në këtë drejtim u realizua bashkë me shërbimet e NP “Higjiena Komunale”.
Nga Komuna e Çairit thonë se Dizhoni vazhdon të jetë në fokusin e tyre duke përkujtuar edhe faktin se ditë më parë siguruan 40 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të saj. Ndërsa aktualisht drejt përfundimit janë punimet për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit еdhe në disa rrugë tjera të kësaj lagje!
Aktivitetet e këtilla të pastrimit do ti vazhdojmë çdo natë paralajmërojnë nga Komuna e Çairit.