Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ish të dashurin e këngëtares shqiptare Baby G për akuzën për vrasje.
Mediat në Shqipëri raportuan se Blerim Hori i njohur ndryshe si Lim Hoti po akuzohet për moskallëzimin e vrasjes së Mehmet Qemës.
Raportohet se viktima, Mehmet Qema njihej edhe me nofkën ‘tallman’ ose ‘hasjanali’ dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra.
Pas lajmit për vrasjen e tij ka reaguar edhe Gordana Kingji e njohur si Baby G përmes një postimi në storien e saj e cila ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mehmet Qemës duke mos komentuar akuzën drejt ishit të saj.
Ajo ka shkruar se është e shokuar dhe nuk mund ta beson. “Nuk mund ta besoj, nuk e di çfarë të them, pusho i qetë”, ka shkruar këngëtarja në gjuhën angleze.