Dy persona janë shoqëruar pasditen e sotme në Durrës në kuadër të një operacioni blic anti-drogë.
Aksioni i policisë është zhvilluar në zonën e plazhit, ndërsa nuk ka ende detaje për emrat e të ndaluarve.
Mësohet se të arrestuarit ishin në vëzhgim nga policia, pasi dyshohet se merreshin me shpërndarje kokaine.
Fillimisht u raportua për të shtëna me armë, por policia e mohoi, duke sqaruar se ishte vetëm një operacion antidrogë.