Një person po tenton vetëvrasjen duke kërcënuar se do të hidhet nga një lartësi e konsiderueshme. Ngjarja është duke ndodhur në qendër të Tiranës.
Ngjarja është duke ndodhur në qendër të Tiranës dhe personi në fjalë është ngjitur në ndërtesën e “Muzeut Kombëtar”.
Ne vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca, zjarrfikësja dhe policia, që është duke negociuar me personin që kërcënon vetëvrasjen.
Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.
Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.