Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka dhënë të reja të fundit mbi procesin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ përmes programës K5.
Ky proces sipas të dhënave të fundit të cilat i ka publikuar Grubi është thuajse në përfundim e sipër falë angazhimit të ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive por edhe personalisht të Zëvendëskryeministrit të parë i cili e ka marrë me shumë seriozitet këtë punë.
Të dhënat janë si në vijim:
Nga gjithësej 1349 nëpunës administrative:
822 janë ç’lajmëruar nga MSP
503 janë në realizim e sipër
38 janë dërguar në transfer listë
14 janë të emëruar dhe me vendim të pezulluar.