23:10 | 12 Maj 2021
23:10 | 12 Maj 2021
Arsenal ka arritur të fitojë derbin londinez ndaj Chelseas, krye ndeshja e xhiros së 36-të në Premierligë.
Ndeshja ishte e dominuar nga “Blutë”, por “Topçinjtë” ia dolën të kthehen në shtëpi me pikët e plota, duke fituar me rezultat minimal 0 – 1, shkruan lajmi.net.
Nga gabimi i Jorginhos që ishte afër të shënonte autogol, përfitoi Aubameyang që asistoi për Smith Rowe, ky i fundit lehtësisht dërgoi topin në portë (16′).
Ndërkohë, Chelsea gjeti golin përmes Christian Pulisic, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore, Arsenal ngritët në pozitën e tetë me 55 pikë, derisa Chelsea renditët në të katërtin me 64 sosh./Lajmi.net/