I dyshuari për të shtënat vdekjeprurëse në shkollën e Kazanit në Rusi, është akuzuar edhe për vrasje të tjera.
Sulmuesi i identifikuar si Ilnaz Galyaviyevn, 19 vjeçar një ish-student i shkollës nr. 175, u vendos në paraburgim për dy muaj, raporton Euronews.
Ndërkaq, autoritetet nuk dhanë detaje të menjëhershme mbi motivin që e shtyri këtë të ri deri të ky veprim, por thanë se ai zotëronte legalisht një armë zjarri.
Nëntë njerëz, përfshirë shtatë studentë, vdiqën nga të shtënat e së martës në shkollën e njëjtë në qytetin Kazan të Rusisë.