12:59 | 13 Maj 2021
12:59 | 13 Maj 2021
Florent Hoti është ftuar për ndeshjen kualifikuese të Kosovës U-21 kundër Andorrës.
Dundee United, klub nga Skocia, ka njoftuar se Hoti ka pranuar ftesën e Kosovës për grumbullim, njofton lajmi.net.
20 vjeçari konsiderohet si një talent i ri dhe pritet që t’i tregojë aftësitë e tij në ndeshjen.
“Kjo do të jetë përfshirja e parë ndërkombëtare e Flo në çdo nivel dhe ne në Dundee United i urojmë fatin më të mirë në udhëtimet e tij dhe presim që ta shohim atë duke përdorur përvojën për të ndihmuar zhvillimin e tij sezonin e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Kosova do të luajë muajin tjetër ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian në grupmoshat e reja, 21 vjeç./Lajmi.net/