20:21 | 17 Maj 2021
20:21 | 17 Maj 2021
Ylli i Tottenhamit, Harry Kane sërish i ka treguar klubit anglez se dëshiron të largohet në verë.
Spurs janë duke shikuar për qendërsulmuesin, ngase është hera e parë që klubi vërtet mendon se 27-vjeçari do largohet në verë, transmeton lajmi.net.
Tottenham nuk dëshiron ta shesë anglezin, por Manchester United, City dhe Chelsea janë në kontakt me përfaqësuesit e anglezit.
Kane preferon të mbetet në Premierligë dhe dëshiron që e ardhmja e tij të këtë zgjidhje para Kampionatit Evropian që nis në qershor.
Kane haptas në intervistat e mëhershme ka treguar se dëshiron t’i bashkohet një skuadre që të garojë për trofe, ngase këtë nuk e arriti me Tottenhamin.
Sidoqoftë, Tottenham nuk konsideron ta shesë nën vlerën 100 milionë euro./Lajmi.net/