Së paku pesë persona kanë humbur jetën gjatë rrëshqitjes së dheut në rajonin Sogdijana, në veri të Taxhikistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Këshillit për Situata Emergjente dhe Mbrojtje Civile të Taxhikistanit, thuhet se një shtëpi është shembur, ndërsa një tjetër u dëmtua rëndë si pasojë e rrëshqitjes së dheut në fshatin Darhan, jo shumë larg qytetit Devastic.
Gjatë rrëshqitjes humbën jetën pesë persona, në mesin e të cilëve tre fëmijë.
Për shkak të katastrofave natyrore të shkaktuara nga sasia e shumtë e shiut, nga fillimi i muajit jetën e kanë humbur nëntë persona.
Në Taxhikistan, ku 93 për qind e zonës është e mbuluar nga malet, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës shkaktojnë humbjen e jetës gjatë pranverës dhe vjeshtës.