“Për herë të parë në jetë u ndjeva e pafuqishme”- Mes lotësh, Era Rusi rrëfen periudhën më të vështirë në jetën e saj

Era Rusi është një ndër këngëtaret shqiptare me zërin më potent që na shoqëron prej vitesh.

Megjithatë, ajo tregoi momentin më të vështirë në jetën e saj, teksa fliste tek “E ardhmja është vajzë”.

Këngëtarja tregoi se ndarja nga jeta e gjyshes së saj në dhjetor të vitit të kaluar, e bëri të ndihej për herë të parë të pafuqishme.

Marketing

Image

Mes lotësh, Era tregoi se ajo ka qenë rrobaqepëse dhe se kishte kaluar shumë net pa gjumë duke qepur fustanet e saj dhe të motrës së këngëtares gjatë fëmijërisë së tyre.

“Doja të shkoja sepse ishte një njeri që rrinte shumë net pa gjumë, duke qepur fustanet e mia dhe të motrës sime.

Image

Ka qenë rrobaqepëse dhe ka qenë shumë e zonja në punën e saj dhe gjithë jetën e saj e ka bërë me shumë dashuri. Prej saj kemi marrë mirësinë dhe dashurinë, na ka rritur me këtë frymë”, tregoi Era.

Era zbuloi se në ditët e fundit të jetës së të ndjerës shkonte t’i këndonte një ninullë, të cilën gjyshja ua këndonte gjatë fëmijërisë.

“Ia kënduam dhe natën e fundit me motrën, shkuam për t’i kënduar ninullën. Motra e nisi, unë isha e pafuqishme. Për herë të parë në jetë u ndjeva e pafuqishme për të kënduar, dhe e ndoqa nga pas.

Image

Infermierja na tha që në ato momente ajo filloi të kishte një lloj reagimi. Na dëgjonte. Infermierja na tha që ajo kishte qenë nata e saj e fundit”,- rrëfeu Era.

Kur iu kërkua që të këndonte një pjesë të saj në studio, e përlotur, Era tha se nuk mundej.