23:28 | 21 Maj 2021
23:28 | 21 Maj 2021
Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum është pranë largimit nga “The Reds”.
Wijnaldum ende nuk e ka rinovuar kontratën me Liverpoolin dhe sipas mediave angleze ai është afër që të kalojë tek Barcelona, ku dihet marrëdhënia e tij e mirë me Ronald Koeman, i cili ishte trajner i futbollistit në kohën kur ishte në krye të Kombëtares së Holandës, transmeton lajmi.net.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u pyet për situatën e Wijnaldum para ndeshjes me Crystal Palace.
“Asgjë për të thënë në këtë moment. Karakteri i Wijnaldum nuk diskutohet, ai është një djalë i mrekullueshëm, ai është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit dhe ekipit deri ditën e fundit”, tha ai.
“Nuk është hera e parë që përballemi me një situatë si kjo. Djemtë janë mësuar të jenë në negociata e gjëra të tilla”, tha Klopp.
“Do të shohim si do të shkojnë gjërat të dielën. Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë për këtë”, përfundoi Jurgen Klopp./Lajmi.net/