Rend i ri drunjësh: U gjelbërua Bulevardi ‘Goce Dellçev’ te RTVM-ja (FOTO)

Me mbjelljen e 58-të drunjëve me cilësi të lartë perreth bulevardit Goce Dellçev sot kryetari Petre Shilegov, kryetari i Komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviç dhe drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Ardian Muça, simbolikisht e filluan sezonin e mbjelljes së pranverës për këtë vit.
– Drunjtë me cilësi të lartë e formojnë reshtin e ri të drunjëve në bulevardin Goce Dellçev ku në periudhën e kaluar e ripërtritëm gjelbërimin e ulët jo vetëm në zhardinierinë e ndërmjetme, por edhe atë anësore në një sipërfaqe prej mbi 9,100 metra katrorë. Ju e dini që në periudhën e kaluar kemi punuar seriozisht në përmirësimin e cilësisë së gjelbërimit në qytet, vetëm këtë periudhë kemi mbjellur rreth 18 mijë drunjë me cilësi të lartë. Në tre vitet e fundit kemi ripërtritur mbi 260 metra katrorë gjelbërim, dhe vitin e kaluar kemi thyer rekordin duke ndërtuar mbi 100,000 metra katrorë hapësira të reja të gjelbërta dhe të rindërtuara.
Nëkohësisht, paralelisht në disa lokacione në qytetin tone po bëhet ripërtritja e gjelbërimit ekzistues, ashtu po krijohet gjelbërim në katër bulevardet e reja – tha Shilegov.
🌿Ai shtoi se për kënaqësinë e përgjithshme, Shkupi hap pas hapi po kthehet në një kryeqytet të gjelbër ashtu siç e meritojnë shkupjanët, pra me standarde të larta europiane për rregullimin e gjelbërimit që është nën kompetencat e Qytetit.
🍃Në këtë korridor të gjelbër, në të dy anët e rrugës dhe në gjelbërimin qendror të bulevardit Goce Dellçev, këtë vit do të mbillen gjithsej 571 fidanë, nga të cilat 75 janë me gjelbërim të përhershëm, 28 gjetherënëse dhe 468 fidanë shkurre. Vitin e kaluar në këtë pjesë gjithsej u mbjellën 1013 fidanë, 150 gjelbërim të përhershëm, 28 gjetherënëse dhe 835 fidanë shkurre.

Marketing