Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite erë e përforcuar kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 16, ndërsa ajo maksimalja prej 21 deri në 28 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 23 gradë Celsiusë.