Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të mjedisit jetësor, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot janë në aksion për pastrimin e përgjithshëm të shëtitores së lumit Vardar. Për realizimin e aktiviteteve në terren janë angazhuar 40 punëtorë, ndërsa prej mekanizimit përdoren tri autocisterna, tri automjete të specializuara komunale-fshesa, dy automjete të specializuara komunale për ngarkim dhe një automjet komunal- traktor.
“Aksioni për pastrim të përgjithshëm do të fillojë në poligonin për trajnimin e vozitësve nën Kalanë e Shkupit dhe do të vazhdojë në shëtitoren e lumit Vardar. Aktivitetet i zbatojmë në koordinim më Qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjet e tjera publike, me qëllim kjo hapësirë të shndërrohet në vend edhe më atraktiv për rekreacion për banorët e qytetit tonë.” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.