Varianti delta në rajon, Filipçe: Të hënën me KSI mbledhje për masat restriktive

Varianti Delta i virusit korona, i cili tani më i pranishëm në vendet e rajonit, Minsitri i Shëndetësisë Filipçe tha se të henën me komisionin për sëmundje ngjitëse do të diskutohet nëse ka nevojë për masa restriktive për parandalim të shpërndarjes së këtij lloji të virusi në vend.

Marketing

Sipas tij për momentin fokusi është në imunizimin e popullatës dhe bëri thirrje për paraqitje sa më të madhe për vaksinim.

“A do të vendosim ndonjë formë të restrikcionit, do të flasim në Komisionin për sëmundje ngjitëse që është caktuar për të hënën. Do t’i dëgjojmë mendimet e anëtarëve. Kemi biseduar me telefon, disa nga anëtarët janë në pushim vjetor. Hulumtojnë, analizojnë dhe kështu me radhë, por tani jemi të përqendruar në vaksinimin” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.