Turqia tërhiqet nga Konventa për të drejtat e njeriut/ Protesta e dhunë në Stamboll

Këto zhvillime kaotike vijojnë në Turqi që prej muajit mars, kur presidenti Erdogan vendosi të tërhiqet nga konventa e Stambollit për të drejtat e njeriut. Mijëra protestues, shumica e tyre gra, shprehen kundër braktisjes së traktatit që ofron mbrojtje kundër dhunës në familje.

Marketing

Aktivistë dhe anëtarë të OJQ-ve të ndryshme, u mblodhen ne kryeqytet në një marshim ku pati edhe përplasje me forcat e rendit. Demonstruesit u përpoqën të thyejnë rrethimin ndërsa oficerët u përgjigëjn me forcë dhe arrestuan dhjetra persona.
Protestat u rindezën masivisht pas daljes zyrtare të vendit nga traktati ndërkombëtar, javën që lamë pas. Presidenti turk argumentoi se gratë në Turqi mbrohen nga ligjet e vendit më shumë sesa nga traktati i inicuar nga BE, i cili sipas tij ishte rrëmbyer nga komuniteti LGBTQ+.

Marrëveshja synon të luftojë abuzimin ndaj grave përmes një kornize ligjore, si dhe promovimin e barazisë gjinore.

Nga 47 shtete anëtare, konventa është ratifikuar nga 34 vende, ndërsa Turqia është shteti i parë që tërhiqet.