Sipas një studimi, simptomat e personave që janë infektuar me variantin Delta ndryshojnë nga simptomat klasike të SARS-CoV-2 . Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se simptomat e tyre janë të ndryshme nga ato të vëzhguara më parë tek të infektuarit me variante të tjera të SARS-CoV-2.
Sipas tyre, kjo është diçka normale pasi njerëzit janë të ndryshëm dhe sistemi ynë imunitar nuk reagon njësoj në momentin që infektohemi me virus.
Pra, cilat janë simptomat më të zakonshme të variantit Delta?
Duke analizuar të dhënat e pacientëve nëpërmjet një aplikacioni të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit vunë re se simptomat më të zakonshme të Covid-19 tani kanë ndryshuar, kjo për shkak të dominimit të Delta, raporton abcnews.al
Ndërsa ethet dhe kolla janë simptomat më të zakonshme të infeksionit dhe dhimbja e kokës dhe e fytit janë ndër simptomat më të shpeshta që kanë raportuar pacientët, një nga simptomat që kanë raportuar të infektuarit me variantin Delta është rrjedhja e hundëve.
Gjithashtu, humbja e nuhatjes- një nga simptomat më të shpeshta që kanë raportuar personat e infektuar me variantin origjinal të Covid-19 është renditur e nënta te pacientët me Delta, raporton abcnews.al
Studiuesit shpjegojnë se këto ndryshime mund t’i atribuohen mutacionit të virusit ose faktit që pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore tani janë në një fazë më serioze. Për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit tek të moshuarit, të rinjtë janë më të prekurit por ata kanë tendencë të zhvillojnë simptoma më të lehta në krahasim me të moshuarit.
Kështu që ekspertët kanë thirrje që personat që kanë rrjedhje hundësh dhe dhimbje fyti të drejtohen menjëherë te mjeku i familjes, pasi këto simptoma mund të sinjalizojnë se ju jeni infektuar me variantin Delta.