Ja sa kompani fituan nga fondi për inovacione 5.7 milion euro

103 kompani do të përfitojnë 5,7 milionë euro për projektet e tyrë për rritje të përshpejtuar. Projektet janë miratuar për mbështetje financiare në thirrjen publike “Grantet e bashkëfinancuara për zhvillimin teknologjik për rritje të përshpejtuar”.

Marketing

Zëvendëskryeministri Bytyqi njoftoi se shumica janë kompani të vogla, gjithsej 69, mikro kompani janë 21 dhe kompani të mesme janë 13. Më shumti kanë përfituar kompanitë të reja dhe menexharet femra.

“Pothuajse 30% e kompanive janë “start up” kompani t ëreja që dmth se kemi kontribuar në zhvillimin e ideve, bizneseve dhe koncepteev te reja. Në të vërtetë ky është thelbi kryesor i mbështetjes financiare që ne i sigurojmë si Qeveri përmes Fondit të Inovacionit.” – tha zv.Kryeministri për Çështje ekonomomike, Fatmir Bytyqi.

Drejtori i FIZHT, Kosta Petrov, tha se nga projektet e miratuara, 81 janë të reja, ndërsa 22 janë kompani që tashmë janë përfituese të mbështetjes financiare për disa nga thirrjet publike të FIZHT.

“Me këtë thirrje, sëbashku me kompanitë e selektuara për financim, gjithsesj 103, fillojmë cikël të ri investimesh prej 11 milionë euro, prej të cilave Fondi për Inovacione do të investojë 5.7 milionë euro ndërsa kompanitë do të koinvestojnë 5.3 milionë euro.” – u shpreh Drejtori i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik, Kosta Petrov.

Petrov theksoi se këtë thirrje publike FIZHT mori një numër rekord të aplikimeve të 706 kompanive, nga të cilat 540 janë kompani që aplikojnë për herë të parë në një nga thirrjet publike të Fondit.

Kompanitë vijnë nga 20 qytete nga i gjithë vendi, kryesisht nga: Shkupi, Strumica, Tetova, Gostivari dhe Manastiri.

Kompanitë që nuk janë mbështetur në thirrje kanë marë udhëzime nga Komiteti se si të përmirësojnë propozimet e projektit dhe të aplikojnë përsëri.