Sot në Bullgari po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit me 240 anëtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 6.711.048 votues kanë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje, të cilat filluan në orën 7:00 me kohën lokale.
Votuesit do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 13.000 vendvotime në vend dhe në 748 vendvotime jashtë vendit.
Zgjedhjet po mbahen në përputhje me masat e marra kundër pandemisë COVID-19.
Në këto zgjedhje garojnë 5.081 kandidatë nga 23 parti dhe koalicione.
Vendimi për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare u mor pasi qeveria në Bullgari nuk u formua pas zgjedhjeve të mbajtura më 4 prill 2021.
Votuesit do të kenë të drejtën e votës deri në orën 20:00, por me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bullgarisë, ky afat mund të zgjatet për një maksimum prej një ore.