Varianti “Delta” i COVID-19 ka rritur alarmin e autoriteteve shëndetësore në Europë. Gjermania është shteti i radhës ku janë shënuar rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar 6 viktima dhe 745 raste të reja. Instituti Robert Koch thekson se që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 3,736,165 qytetarë gjermanë, ndërsa 91,231 persona kanë ndërruar jetë.