Gjatë ditës së djeshme pjesëtarët e policisë kanë privuar nga liria S.T 27 vjeçe dhe A.T. 24 vjeçe që të dyja nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale, prodhim dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike.
Pas urdhrit nga gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Kavadarit, është kryer bastisje në shtëpi dhe hapësira ndihmëse në Kavadar, ku kanë qëndruar personat e lartpërmendur, me çrrastë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës, disa tableta dhe një matëse digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj dy të dyshuarave do të ngritët padi adekuate, njoftojnë nga MPB-ja.