Nora Gjakova në emocione të mëdha ka thënë se nuk po mund ende të besojë se është kampione olimpike.
Gjakova pak minuta më parë e ka fituar medaljen e artë në “Tokio 2020” në kategorinë deri 57 kilogramë në xhudo. Është medalja e dytë e artë e Kosovës në Tokio, pas asaj të Distria Krasniqit dhe e treta e artë olimpike në përgjithësi. Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën për Kosovën në “Rio 2016”.
“Emocione të pabesueshme. Të them të drejtën nuk e kam prit të bëhem kampione olimpike. Ende nuk po mund të besoj”, ka thënë Nora Gjakova për KTV-në.
Ajo ka pasur lot gëzimi, ndërsa është përqafuar me ekipin e xhudos.