“Ballkani i hapur”, Osmani: Të jetë inkluzive, duhet studiuar

Çdo iniciativë rajonale duhet të jetë inkluzive, gjithëpërfshirëse, porositi ministri i jashtëm Bujar Osmani, pas takimit në Shkup me homologen e tij nga Kosova Donika Gërvalla Shvarc.

Marketing

Një ditë pas startimit të iniciativës “Ballkani i hapur”, Osmani thotë se iniciativa e re është mundësi e shkëlqyer për përmirësimin e bizneseve, lëvizjes së njerëzve dhe mallrave dhe e njëjta duhet studiuar për kyçje eventuale edhe të shteteve të tjera.

“Nuk do të thotë se nuk duhet të bëjmë përpjekje që çdo ide e re të shpjegohet, të analizohet dhe të tentohet që të arrihet ajo gjithëpërfshirje ose ai inkluzivitet. Për një gjë të tillë duhet të bëhen analiza të shumta, të thella, shkencore për të parë gjitha aspektet e cilësdo iniciativë me qëllim që vendet tona, të cilat janë vende sovrane, të pavarura, të marrin vendime secila për vete sa i takon përfshirjes në një iniciativë ose një tjetër.”,- deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.