Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka njoftuar se është zgjidhur problemi i personave të falimentuar. Partia e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev deklaroi se se shumica parlamentare ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Falimentimit.
Me zgjidhjen ligjore, 1.100 punëtorë të falimentuar shtesë do të marrin kompensim mujor prej 9.242 denarë deri në pension ose punësim.
“Në këtë mënyrë, ne po realizojmë një premtim tjetër parazgjedhor dhe po korrigjojmë dekadat e padrejtësisë ndaj këtyre bashkëqytetarëve.
Deri më tani, ne kemi zgjidhur statusin e rreth 13.000 punëtorëve të falimentuar që humbën punën pa fajin e tyre dhe pa status të rregulluar”, thonë nga LSDM.