Një numër i madh i qytetarëve të vendit u përgjigjen thirrjeve të autoriteteve shëndetësore për vaksinim, por ka edhe qytetarë që ngurojnë për tu vaksinuar sepse nuk kanë mundësi përzgjedhjeje, thonë epidemiologët.
“Ngurimi është në atë drejtim pasi që qytetarët nuk kanë mundësi që të zgjedhin, pasi në Maqedoni në të shumtën e kohës kemi vetëm një lloj vaksine dhe zgjedhja është mes një lloj vaksine apo hicit. Në rast të tillë e ke patjetër të marrish atë lloj vaksine. Nëpërgjithësi oferta duhet të jetë më e madhe që qytetari të ketë mundësi të vendos në lidhje me dilemat që mund t’I ketë në procesin e vaksinimit apo llojin e vaksinës. Të bëjnë përgjedhjen adekuate ashtu sic mendo se është më mirë për shëndetin e tij”, u shpreh epidemiologu Fadil Cana.
Sipas Canës, asnjë vaksinë pavarisht prodhuesit nuk e mbron organizmin plotësisht. Ka mundësi që një person I vaksinuar të infektohet me Covid 19 por smundjen e tejkalon më lehtë.
“Ka raste kur personat të cilët I kanë marr të dy dozat janë prekur nga COVID19. Por ato raste, them duke u bazuar në fakte shkencore,ato persona e kalojnë në formë më të lehtë smundjen. Numri I vdekjeve dhe rasteve të rënda është minimizuar në krahësim me rastet që preken me Covid dhe paraprakisht nuk kanë qene të vaksinuar”, theksoi Cana.
Epidemiologët besojnë se mund të kemi një valë të re në vend sepse varianti Delta Ttransmetohet më lehtë nga njëri person në tjetrin. Por ajo që shihet si sinjal pozitiv në Maqedoninë e Veriut është se shumica e kanë kaluar covod 19-tën dhe për këtë ato kanë vaksinën natyrore- apo antitrupa që e mbrojnë organizmin.