Struga bëhet me Shkollë fillore komunale të muzikës

Në Strugë këtë vit shkollor do të fillojë me punë Shkolla fillore komunale e muzikës ku fëmijët do të mund të mësojnë piano, violinë, kitarë, klarinetë, saksofon, bori, fyell, fizarmonikë, instrumente goditëse dhe solo – këndim.

Marketing

Drejtori i Shkollës komunale të sapoformuar, Altin Ziba, informoi se regjistrimi do të jetë nga 23 gushti deri më 10 shtator dhe do të mund të aplikojnë nxënësit të cilët janë regjistruar në klasa të rregullta në njërën nga shkollat fillore të komunës.

“Gjithçka është gati dhe nga 1 shtatori mësimet në Shkollën fillore komunale të muzikës do të fillojnë. Interesimi është i madh tek struganët, të cilët vitet e fundit kanë paguar mësime private që fëmijët e tyre të edukohen në muzikë. Së fundi, fëmijët nga komuna jonë do të jenë në gjendje të mësojnë të luajnë më shumë instrumente falas, si dhe të këndojnë solo, në përputhje me programet shtetërore”, tha Ziba për MIA-n.
Mësimi do të zhvillohet individualisht dhe në grup, sipas zgjedhjes së instrumentit, gjegjësisht këndimit.

“Ka një shkollë të mesme muzikore në Strugë dhe kjo është një pikënisje për nxënësit. Ne duhet të kemi një fillore, nga ku nxënësit me njohuri të mëparshme do të vazhdojnë të përmirësojnë talentin e tyre”, tha Ziba.

Shkolla fillore e muzikës fillore komunale e sapokrijuar do të vendoset në ambientet e kopshtit të vjetër “8 Marsi”.