Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi në një intervistë për gazetën LAJM ka thënë se kryetari aktual i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, është favorit absolut për ta fituar mandatin e tretë. Ai tha se BDI-ja në këtë komunë do të ketë edhe mbështetjen e LSDM-së, ndërsa sipasj tij, kundërkandidatët e Deharit nuk kanë as 1% të elektoratit.
“Para 10 ditësh kemi përfunduar sondazhin në Kërçovë me mbi 1000 persona të anketuar dhe z.Fatmir Dehari është favorit absolut dhe të gjithë sfidantët ndaj z. Dehari atje në Kërçovë, nuk përbëjnë më shumë se 1 për qind të votës. Nuk bëhet fjalë për asnjë sfidë serioze, përkundrazi, e dijmë që Kërçova është projekt kombëtar dhe z.Fatmir Dehari nuk ka ushtruar detyrën si kryetar i BDI-së por si një kryetar I të gjithë Kërçovës. Nëse ju kujtohet kishte zotim në zgjedhjet e fundit nga ana e opozitës shqiptare që partia e cila do e fiton Këshillin në vitin 2017 do e këtë të drejtën ekskluzive që të jetë partia e vetme shqiptare që do të kandidon për kryetar komune dhe kështu u zotuan publikisht liderët e opozitës, pikërisht z.Sela. Dhe tashmë ja ku e kemi rastin në vitin 2017 BDI-ja fitoi edhe Këshillin edhe kryetarin e Komunës ndërsa shohim tentative për përçarje të votës shqiptare jo vetëm nga z.Sela por edhe nga rryma të tjera që janë irelevante në përputhje me anketat të cilat i shohim”, u shpreh Grubi.
LAJM: A do e keni mbështetjen e LSDM-së në Kërçovë?
Grubi: Po!