U plagos brenda dhomës së hotelit në Ksamil, policia jep detaje

Policia e Sarandëxs jep  detaje për plagosje me armë zjarri të ndodhur këtë mbrëmje në Ksamil.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

Marketing

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

WWW.AKTUALE.MK