Arben Llalla: Fatmir Dehari do ta fitojë bindshëm Kërçovën

Kërçova mund të fitohet por edhe lehtësisht mund tu rrëshqet nga duart shqiptarëve shkruan Tetovasot .Këto zgjedhje do të përcaktojnë shumëçka por edhe tendencat e caqeve të caktuara maqedonase po punojnë pandërprerë në këtë drejtim përfshirë këtu edhe Partinë maqedonase të opozitës ,VMRO dhe jo vetëm.

Marketing

Një betejë mes shumë kandidatëve shqiptarë atje e bën më të vështirë fitoren po të një kandidati shqiptar dhe aq më tepër kur kreu aktual ka kundërkandidat të partisë së tij me rrethin e tij jo aq të madh por të mbështetur edhe nga disa ish struktura të larta partiake . Ky është Fatmir Limani një njeri me funksion dhe privilegje në BDI prej kohësh .
Në vijë të këtyre zhvillimeve janë analistët ata që japin vlerësimet e tyre të ndryshme për këtë çështje pra nëse është ose jo projekt i VMRO-së kandidimi i Fatmir Limanit për Kërçovën .

Analisti politik Arben Llalla thotë se Fatmir Limani në aspektin politik është me personalitet të lëkundur të cilin ndër vite e kanë shfrytëzuar të tjerët për interesat e tyre.

” Në këtë rast Limani është në kurthin e Musa Xhaferit e të ndonjë tjetri të cilët për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike e politike po bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE në dëm të BDI, shqiptarëve dhe proceseve demokratike të Maqedonisë dhe më gjerë” u shpreh Llalla. Musa Xhaferi thotë ai ta ketë parasysh se koha e tij e artë si funksionar shtetëror e politik ka përfunduar, është konservuar si personalitet. Ndërsa Fatmir Limanin e këshillojë të tërhiqet nga kandidatura e tij përballë Fatmir Dearit, sepse dëmton shqiptarët dhe BDI shprehet analisti .
Sipas Llallës sido që të vejë puna Fatmir Deari e fiton Kërçovën edhe këtë herë, ai gëzon politikisht përkrahje të gjerë. Në çaste të caktuar sipas tij ,aty ku dështon politika del në pah kombi si garantues i fitores. Nëse shqiptarët thotë abalisti Llalla,do vërejnë se mund të humbin Kërçovën apo ndonjë komunë tjetër për inatet përçarëse politike atëherë do ndërhyjnë strukturat politike kombëtare për të ruajtur fitoren e sigurt të Kërçovës apo edhe diku. Ali Ahmeti sipas tij di ti kontrollojë apo menaxhojë situatat e tilla inaçore të BDI, e ka treguar edhe në të shkuarën.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor dhe në garë për Kërçovën deri tani janë dy kandidat, Fatmir Dehari dje Famtir Limani dhe sot Arben Taravari u shpreh se do të ketë edhe nga ASH- ja kandidat ose dotë përkrahet kandidati i VMRO-së.