Përçarje në degën e ASH Bogovinë. A do të ketë fraksion të ASH në Bogovinë për shkak të presioneve të kryesisë për rikandidimin e Albion Xhemailit. Burime brenda kësaj dege të ASH-së thonë se propozimi i Ziadin Selës që të rikandidojë Albion Xhemailin ka shkaktuar përçarje të thellë në këtë degë.
80 për qind e anëtarësisë së kësaj dege janë kundër këtij propozimi për shkak se Albion Xhemaili nuk ka mbështetje tek strukturat lokale si dhe problemet e mëparshme me këshilltarët komunal. Burimi i njëjtë thekson se aktivistët e ASH-së dhe strukturat e saj kanë presion nga sekretari Arben Taravari dhe kryetari Ziadin Sela që të përkrahet Albion Xhemaili.
Ata paralajmërojnë se nëse ndodh kjo atëherë do të ketë kundër kandidat duke propozuar Sadik Sulejmanin nga Piroku. Kjo mund të shkaktoj problem shtesë, përçarje dhe fraksion në degën e ASH Bogovinë. Si do që të jetë, nga kjo do të shihet se a do të jetë Sela një Menduh Thaçi i dytë me vendosjen e vetos për Xhemailin.