Gratë që punojnë në Afganistan, duhet të qëndrojnë në shtëpi, deri sa të vendosur sistemi i duhur për sigurinë e tyre, thonë talebanët.
“Është një periudhë e përkohshme”, u shpreh zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.
Talibanët, të cilët zbatuan një version të rreptë të ligjit islamik kur drejtuan Afganistanin para vitit 2001, morën kontrollin e plotë të vendit nëntë ditë më parë.
Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha të martën se të drejtat e grave janë në “vijën e kuqe”.
Ndërkohë, evakuuimet nga forcat ushtarake në Kabul vazhdojnë. Deri më tani, zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë raportoi se ka larguar nga Afganistani 58 mijë persona.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, theksoi edhe njëherë se 31 gushti është afati përfundimtar dhe më pas trupat amerikan do të largohen nga vendi.