18 komunat në të cilat kryesisht garojnë partitë politike shqiptare, Ziadin Sela në 17 prej tyre ka vendosur të garoj me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët duke anashkaluar në këtë mënyrë tërësisht partnerin e tij të koalicionit Afrim Gashi dhe partinë e tij Alternativa, informon opinionshqip.live
Sipas informacioneve të fundit mësohet se ASH po bënë presion mbi Alternativën që edhe në komunën e Çairit të garoj me Zudi Kokën e ASH-së dhe jo me Bekim Sali të Alternativës.
Ky veprim i Selës ka acaruar përkrahësit e Alternativës dhe me këtë tash e ca ditë brenda partisë së Afrim Gashit “po vlon” dhe e njëjta mund të vërehet edhe në rrjetet sociale nga përkrahësit e tyre.