Ziadin Sela sigurisht që nuk është në dijeni se Hristijan Mickoski u fotografua si pjesë e turmës që hyri me forcë në kuvend më 27 prill, duke brohoritur parulla antishqiptar “клетите шиптари”.
Derisa Ziadin Sela u rrah në mënyrë brutale në Kuvend dhe kur ai mezi shpëtoi kokën, njerëzit të cilët tani i kandidon Mickoski ndihmuan huliganët e 27 Prillit e të cilët mç vonë u akuzuan për këtë rast.
Për shembull, për udhëheqesen aktuale të listës së VMRO-DPMNE-së në Kumanovë, Elena Docevska-Bozhinovska, në gjyq për rasrin e 27 prillit u prezantua një video regjistrim i saj duke folur me të pandehurin Igor Jug dhe me disa prej të pandehurve që aso kohe mbanin kapela të zeza në kokat e tyre. Mediat shpjeguan se në atë video shihet ajo duke u dhënë ujë njerëzve që janë në sallë dhe nuk janë pjesë e sigurimit të kuvendit.
Elena Docevska-Bozhinovska u amnistua më 27 prill dhe tani është udhëheqëse kryesore e listës së këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së për Kumanovën, me përkrahjen e Mickoskit dhe Ziadin Selës.
A do t’i bindë Zijadin Sela banorët shqiptar të Kumanovës që të përkrahin kandidaten e Mickoskit Elena Docevska-Bozhinovska, e cila padyshim meriton besimin e udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së i cili u fotografua si pjesë e turmës që hyri me forcë në kuvend më 27 prill?
Burimi: opinionshqip.live